Reshje dëbore edhe në Tiranë

17/12/2010 11:55

Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme kanë zbardhur tërësisht Tiranën.
Në kryeqytet reshjet nisen ne mëngjes dhe vijuan gjate dites duke nje
atmosfere te rralle dhe te pazakonte.(UPDATE)

Shtresa e debores ka krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve ne qytet por me shume keto probleme jane vene re ne periferi dhe ne rruget drejt Dajtit per shkak te akullit.

Policia eshte detyruar ne disa raste te disiplinoje levizjen e mjeteve vecanerisht ne superstraden Tirane-Durres ku ne disa zona ka patur akull qe ka rrezikuar levizjen e mjeteve.

Borë në Durrës

Brenda pak minutave qyteti Durrësit eshte zbardhur teresisht dhe reshjet e forta te debores e kane zbardhur gjithe zonen bregdetare brenda pak minutash. Debora, nje fenomen i rralle per kete qytet eshte shfrytezuar nga banoret te cilet e kane mirepritur, por ne rruget e qytetit nisen veshtiresite e para ne levizje per shkak se trashesia e debores kaloi mbi 10 centimetra.

Pavaresisht kesaj levizja nuk eshte nderprere, ndersa policia keshillon qarkullimin e ngadalte per te shmangur perplasjet per shkak te rreshkitjes ne rruge.

Korca e mbuluar nga bora

Korca prej disa ditesh eshte e mbuluar nga debora e cila vijon te rrise trashesine e saj. Qyteti eshte zbardhur ndersa ne zonat malore disa rruge kalohen me veshtiresi, megjithate po punohet vazhdimisht per hapjen e tyre. ne rruget nacionale por dhe ne rruget e qytetit, levizja e mjeteve behet me zinxhire. Qyteti nderkohe eshte ne pamjet e tij te natyrshme per nje dimer.

Reshjet e debores kane prekur edhe qytetin e Sarandes, ndersa ne Qafen e Muzines ka mjaft veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve per shkak te
akullit ne rruge.

Edhe Gjirokastra vijon diten e dyte te mbuluar me debore. Rreshjet nisen te enjte ne qytet dhe me te dendura ne zonat malore. E njejta situate eshte dhe ne Permet,Kelcyre dhe Tepelene.

Kukesi pervec debores po provon edhe temperatura te uleta qe kane shkaktuar ngrica ne rruget rurale dhe ato nacionale. Megjithate levizja e mjeteve nuk eshte nderprere per asnje cast edhe ne autostrade ku dora dhe akulli kane pushtuar asfaltin.

E gjitha lugina ku ndodhet qyteti Bulqizes eshte perfshire nga reshje bore dhe stuhi te forta.
Ne rruge ka mjaft akull ndersa disa komuna jane bllokuar per shkak te rrugeve te pakalueshme. Policia ne rruge kontrollon mjetet per perdorimin e zinxhireve.

Qyteti i Peshkopise eshte zbardhur teresisht per shkak te sasise se madhe te debores qe ka rene atje. Rruget jane hapur megjithate kerkohet kujdes ne qarkullimin e mjeteve. Nuk raportohen aksidente.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA