Raporti i Marty, Kouchner: Jam skeptik

17/12/2010 19:10

“Jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e akuzave për trafikim të organeve”. Kështu është shprehur ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Bernard Kouchner, në një intervistë për BBC-në.

Ai ka thesuar se misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, kishte mjetet dhe mandatin për të hetuar provat që mund të ekzistonin në lidhje me këtë çështje.

“Reagmi im i parë dhe unë e lexova atë me shumë kujdes, është se jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e këtyre akuzave për trafikim të organeve, por reagimi im i dytë është le t’i hetojnë ato”, tha  Kouchner.

“Krim i organizuar, trafik, sigurisht, makina dhe drogë, sigurisht që ishim të vetëdijshëm, por për trafik organesh, ne nuk ishim aspak në dijeni, dhe duket se është e vështirë të besohet, prandaj jam skeptic”, shtoi ai.

Kouchner, i cili ka qenë shef i UNMIK-ut menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, ka hedhur poshtë pretendimet në raportin e Marty ku thuhet se zyrtarët perëndimorë “kanë bërë një sy qorr” në lidhje to.

Top Channel