Rama: Transparencë, për të ardhmen

17/12/2010 13:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi raportin e Dick Marty-t
për tregti organesh nga UCK-ja dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci,
si të mbushur me shpifje dhe përbaltje.

Kreu socialist theksoi se ndjen neveri për raportin, ndërsa hartuesin e tij, Marty e cilësoi si një sharlatan.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama foli për situatën politike në vend dhe kërkoi nga “kryeministri që të gjeje force që te ngrihet mbi nivelin shume te ulet te mendjes se humbur dhe te beje detyren ndaj shqiptareve te cilet edhe pse nuk e kane zgjedhur e kane per kryeminister qe perfaqeson vendin dhe qe ka lene ne balte Shqiperine”.

Rama kërkoi që hetimi i zgjedhjeve duhet bërë patjetër në funksion të normalizimit të procesit demokratik dhe politik në Shqipëri.

“Hapja e hetimit në datën 23 dhjetor edhe pse është lënë për në seancën e fundit lë të kuptosh se nuk ka vullnet për zgjidhje. Duhet të hapet rruga që sot qëndron e mbyllur për Shqipërinë që është rruga e integrimit në BE”, tha Rama, duke kërkuar transparencë për hir të së ardhmes.

Po ashtu Rama kërkoi nga parlamenti që të miratojë propozimin e PS-së për rishikimin e buxhetit të vitit 2011, me qëllim që investimet të kryhen në infrastrukturën e Shkodrës, për të mos patur më në zonë përmbytje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA