Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se si rezultat i
rreshjeve të dëborës të rëna në të gjithë vendin, uljeve të
temperaturave dhe kthimit të dëborës në disa raste në akull.
Disa akse nacionale jane te kalueshme vetem me zinxhire per shkak te akullit dhe te reshjeve te debores gjate paradites se sotme.
Nderkohe qe disa rruge jane bere te kalueshme per shkak se aty hidhet vazhdimisht kripe. Akset kryesore nacionale jane te hapura ne disa raste policia kerkon perdorimin e zinxhireve dhe levizje me shpejtesi te ulet.
Nderkohe qe disa rruge rurale ne Diber, Puke, Librazhd dhe Korce jane te pakalueshme dhe po punohet per t’i hapur. Deri me tani nuk raportohet asnje aksident ne rruge, ndersa policia rrugore eshte ne gadishmeri.
Top Channel