
Opozita ka vijuar protestën e radhës në qytetin e Vlorës ku ka kërkuar transperencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe largimin e kryeministrit Berisha.
Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar se qeveria e ka lënë vendin në baltë.
“Shqipëria sundohet nga ata që nuk e lënë popullin të zgjedhë. Berisha ka dështuar dhe ka lënë në baltë Shqipërinë e shqiptarët. Qytetarët tanë nuk përfitojnë dot nga kufijtë e hapur sepse janë të varfër”, tha Rama.
“Besojmë në një Shqipëri moderne, evropiane dhe të lirë. Në një Shqipëri ku qeveria të varet nga populli dhe jo anasjelltas”, theksoi ai.
Duke folur për përmbytjet në vend, Rama deklaroi se “Shqipëria përmbytet dhe ripërmbytet nga abuzimet e qeverisë”.
“Harta e përmbytjeve po zgjerohet në të gjithë vendin dhe po kripëzohet toka, ndërkohë që Berisha ka ndezur makinerinë e baltës kundër opozitës”, theksoi ai.
Top Channel