Ndoka: Manipulim rezultatit të Shkodrës

17/12/2010 16:45

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë me dije
parregullsitë që ka ndjekur procesin e numerimit te votave nga
Prokuroria e Shkodrës nga i cili rezultoi se PDK kishte vetem kater
vota, një më shumë se rezultati i certifikuar nga KQZ.

“Prokuroria, nga frika se mund të dilnin edhe pesë Ruzhdie të tjera nuk ka hetuar materialet zgjedhore dhe nuk ka verifikuar asnjë nga parregullsitë esenciale në procesin zgjedhor. Kemi informacione te sigurta qe keto kuti qe i jane derguar prokurorisë jane manipuluar ne bodrumet e Lundres nga KQZ nen kujdesin e Topallit”, tha Ndoka.

Por me Ndoken replikon kryetari i KQZ-së, i cili thote se  thotë se edhe gjatë rinumerimit nga prokuroria procesi ka qenë i rregullt.

Ndërsa Partia Demokratike rastin e Shkodres e ka marrë si përgjithëesim për të gjithë procesin.

“Ka një muaj që Rama e di se prokuroria ka hapur kutitë dhe ka numëruar votat. Mbi këtë bazë ka vendosur se pretendimet janë të pabaza dhe në Shkodër nuk ka patur parregullsi”, u shpreh deputeti Genc Strazimiri.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta