Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se është i kënaqur me
vendimin e KQZ-së për të përsëritur votimin në 21 qendra votimi në
Drenas, Skënderaj dhe Decan.

Duke folur pas një takimi të kryesisë së partisë me degët e saj, Mustafa është shprehur se pajtohet me vendimet e KQZ që pasuan rekomandimet e PZAP.

“Jemi të kënaqur me vendimet e KQZ-së për rivotim në tre komuna, por kemi edhe vërejtje të tjera të cilat do t’i adresojmë në Gjykatën Supreme”, ka pohuar Mustafa.

Vërejtjet në fjalë kanë të bëjnë kryesisht me Malishevën, ku sipas Mustafës ka pasur parregullësi të shumta.

Duket se kryetari i LDK-së është tërhequr nga qëndrimi i shprehur pak ditë më parë për Top Channel, se do të ishte mirë që i gjithë procesi zgjedhor të përsëritej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA