Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz ka deklaruar sërish
se i shumëkërkuari për krime lufte, gjenerali Ratko Mlladic ndodhet në
Serbi.

“Celësi i arrestimit të Mlladic është në Beograd. Haga pret nga Serbia që të bëjë atë që duhet të bëjë një shtet”, ka pohuar Brammertz për mediat serbe.

Një dokument i publikuar së fundmi nga faqja e internetit Wikileaks tregonte se, në vitin 2008 qeveria serbe e dinte fare mirë vendin ku fshihej Mlladic.

Në një letër dërguar Uashingtonit nga ambasada amerikane në Beograd citohet një oficer spanjoll që në vitin 2008 ka thënë: “Qeveria e di me saktësi se ku ndodhet Mlladic”.

Top Channel