Majmunët “kung fu” sulmojnë fotografin

17/12/2010 16:20

Majmunët kanë sulmuar një fotograf në kohën kur ky i fundit po mundohej t’i fotografonte.

Fotografi është larguar pa pësuar dëmtime nga sulmi i majmunëve të llojit “Sifaka”.

Këta majmunë duken si luftëtarët aziatikë. Ata gjatë gjithë kohës hidhen dhe godasin me grushta dhe shkelma. Gjithashtu, këta majmunë sinkronizojnë lëvizjet e tyre me njëri-tjetrin.

Shem, fotografi 33-vjeçar nga Afrika e Jugut, tregon: “Ishte shumë për të qeshur kur i shikoje sepse dukeshin sikur po praktikonin ‘kung fu’. Arrita t’i bëja shumë foto, por befas mu vërsulën.”

Majmunët “sifaka” ndodhen në Madagaskar dhe janë një specie në zhdukje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta