Zyra e prokurorisë në Zagreb të Kroacisë ka ngritur padi ndaj tre
oficerëve të anti-terrorizmit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave oficerët dyshohen se kanë vrarë anëtarë të popullsisë serbe në fshatin Grubori, pranë qytetit të Kninit.

Sipas burimeve, vrasjet janë kryer gjatë të ashtuquajturit “operacioni stuhija”, që mposhti një rebelim të popullsisë serbe në jug dhe në qendër të Kroacisë, në gusht të vitit 1995.

Së fundmi presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic dhe ai i Serbisë, Boris Tadic kanë nënshkruar një marrëveshje për zbardhjen e krimeve të luftës.

Madje, gjatë një vizite në vendin fqinj, Tadic kërkoi personalisht falje për viktimat e masakrës së Vukovarit.

Top Channel