JFK, shitet në ankand arkivoli i vrasësit

17/12/2010 14:20

Arkivoli i Lee Harvey Oswald, personi që vrau presidentin amerikan John F Kennedy, është shitur në ankand për 90 mijë dollarë.

Drejtuesit e ankandit, i zhvilluar në Los Anxhelos, kanë deklaruar se dy blerës luftuan deri në fund për objektin, shitja e të cilit nisi me 1 mijë dollarë.

Oswald, i cili u vra vetëm pak kohë pas arrestimit për atentatin e 1963-shit, u rivarros në një arkivol të ri në vitin 1981 pasi e veja e tij e zhvarrosi.

Drejtori i agjencisë funebre në Teksas e ruajti arkivolin dhe vendosi që ta shiste atë në ankand, ndonëse ishte dëmtuar nga uji.

“Cdo gjë që lidhet me vrasjen e JFK shitet shtrenjtë”, tha drejtuesi i ankandit, Nate D Sanders, ndërkohë që blerësi nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA