Në një grevë 48 orëshe ndodhen prej mëngjesit të sotëm të gjitha mediat greke.

Për dy dite nuk do te transmetohet asnje edicion lajmesh, emision informativ dhe agjensite e lajmeve kane ndaluar transmetimin e informacioneve. Gazetat e fundjaves jane botuar sot, keshtu qe per dy dite nuk do te shtypet asnje gazete deri te henen.

Konfederata e Unioneve gazetareske dhe punonjesve ne media ka shpallur kete greve me kerkesa kryesore nenshkrimin e kontrates se pergjithshme te punes,ndalimin e pushimeve nga puna dhe ruajtjen e vendeve te punes si dhe marrjen e masave per te papunet ne kete sektor nga ana e qeverise.

Vlen te permendet se brenda nje viti ne Greqi,si pasoje e krizes me te madhe ekonomike qe po kalon vendi, jane mbyllur dy gazeta historike,disa te tjera lokale, ndersa po kryhen ne mase pushime nga puna ne kanalet televizive dhe agjencite e lajmeve.

Top Channel