Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini në fillim të vitit të
ardhshëm do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën për t’u informuar me
qëndrimet e të dyja palëve lidhur me bisedimet e ardhshme.

Frattini ka folur për heqjen e vizave, duke deklaruar se për Kosovën nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë këtë hap, pasi më parë duhet të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.

Shefi i diplomacisë italiane ka shtuar më tej se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të integrohen në Bashkimin Evropian, por ka nënvizuar se Kosova e ka të pamundur arritjen e këtij objektivi pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Pak ditë më parë Frattini komentoi edhe procesin zgjedhor të 12 dhjetorit në Kosovë, për të cilin kërkoi që të hetohen me kujdes rastet e dyshuara për shkelje dhe abuzime.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta