Akulli dhe dëbora e dëndur ka bllokuar pjesën më të madhe të Bullgarisë. Portet dhe aeroportet në qytetin e Varna e Burgas në Detin e Zi kanë mbetur të mbyllura gjatë gjithë ditës së sotme.

Koha e keqe ka ndikuar më shumë në Bullgarinë qendrore dhe atë lindore ku dhjetra qendra të banuara kanë mbetur natën e shkuar pa energji elektrike.

Për shkak të stuhisë, pjesë të autostradave kryesore kanë mbetur të bllokuara për disa orë në pritje që rruga të pastrohej.

Top Channel