Ish-ministri i Drejtësise Enkelejd Alibeaj pranon të ketë refuzuar
kërkesën e prokurorit serb për hetime në Shqiperi, në lidhje me trafikun
e organeve.
Alibeaj thote se kerkesa nuk permbushte asnje pike të konventes europiane ne fuqi.
“Prokuroria serbe kishte regjistruar një cështje penale më objekt krime kundër njerëzimit, baza e vetme e provës ishte libri i Del Pontes. Prokuroria serbe nuk kishte treguar asnjë fakt dhe asnjë provë. Në fund të materialit prokuroria serbe shkruan: ‘Nuk ka njohuri të sigurta për torturat dhe nuk ka asnjë provë për to’”, tha Alibeaj.
Ish-ministri deklaron se ne kerkese nuk saktesohej se cfare i kerkohej prokurorise shqiptare. Nderkohe qe shton se, Prokuroria e Burrelit kishte kryer dy hetime te njepasnjeshme dhe nuk rezultonte te kishte qofte edhe nje prove per kete trafik.
“Kerkesa nuk permbushte asnje prej dy kerkesave te konventes se Keshillit te Evropes. Duhet te tregoheshin burimet e provave dhe te tregohej saktesisht se cfare ka ndodhur. Prokuroria shqiptare e ka bere kete detyre qe ne vitin 2002 dhe nuk ka asnje prove dhe asnje fakt shkencor, asgje…”, shton Alibeaj.
Alibeaj deklaron se, vetem pak kohe me vone, i dha te drejten e hetimeve UNMIK-ut, i cili paraqiti nje kerkese ligjore, si dhe Ministria e Drejtesise i ka dhene te gjithe infrastrukturën e nevojshme ne mjete dhe njerez edhe Dick Marty-t per te kryer hetimet e tij.
Per Alibeajn e gjithe kjo histori ka shtysë vetëm librin e Del Pontes dhe asnje te vertete tjeter.
“Kam respekt për dellin poetik të prokuroreve edhe kur ata janë të dështuar në profesionin e tyre. Ky është një roman policesk, më tepër se sa juridik”, shtoi Alibeaj.
Top Channel