Agopuntura kundër dembelizmit të syrit
17/12/2010 16:00
Disiplina antike lindore e agopunturës funksionon kur ajo klasikja dështon në kurimin e dembelizmit të syrit.
Kjo sindoromë shkaktohet kur truri dhe sytë nuk funksionojnë në mënyrë korrekte së bashku, duke shkaktuar një punë më të madhe të njërit sy nga tjetri.
Një kërkim i kryer nga Universiteti i Hong Kongut, i publikuar në Archives of Ophthalmology, ka seleksionuar një grup të përzierë prej 88 fëmijësh nga 7-12 vjeç të prekur nga kjo sëmundje.
Rezultatet me anë të agopunturës kanë qenë shumë efikase në kurimin e kësaj sëmundjeje.
Top Channel