Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj raportit të raportuesit të KiE, Dick Marty, duke e cilësuar atë si një tendencë të turpshme për të mëpërkëmbur luftën fisnike të UCK-së.
“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se pretendimi për të njollosur UCK-në, këtë herë përmes Hashim Thacit, është një tendencë e turpshme dhe e papranueshme”, thuhet në një komunikatë.
Në dokumentin në fjalë, lëvizja e Albin Kurtit vlerëson se keqpërdorimi që individë të caktuar mund t’i kenë bërë veprimtarisë së UCK-së, nuk mund të cënojnë luftën fisnike të saj.
Më tej Vetëvendosje shpreh bindjen e saj se, paraqitja e këtij raporti nuk synon vënien në vend të drejtësisë, por ushtrimin e presionit ndaj Thacit, që të bëjë koncesione në bisedimet me Serbinë.
Nga ana tjetër, edhe organizatat e dala nga lufta e UCK-së kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj raportit të Marty, duke e cilësuar atë si “të trilluar dhe me deklarata raciste”.
Top Channel