
Doktori serb Zoran Stankovic, duke komentuar raportin e fundit të Dick Marty, ka deklaruar se në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”, në Shqipëri, nuk mund të jenë kryer transplante organesh.
Duke folur për shtypin serb, eksperti i mjekësisë ligjore ka theksuar se për të bërë dicka të tillë duhet një grup specialistësh i përbërë nga të paktën 50 vetë.
“Në shtëpinë e verdhë, me sa kam parë, nuk ka pasur kushte që dikush të kryejë transplant organesh. Që transplanti të jetë i suksesshëm nevojiten kushte sterile për punë, pajisje dhe mjekë të stërvitur. Gjithashtu, para ndërhyrjes duhet bërë tipizimi i organit”, ka pohuar Stankovic.
Gjithashtu, ka nënvizuar ai, pasi organet nxirren nga trupi duhet një kohë e caktuar për të bërë transportin e tyre.
Top Channel