SHBA-të kanë reaguar me kujdes ndaj raportit të Dick Marty-t nga
Këshilli i Evropës, që kryeministrin e Kosovës në largim Hashim Thaçin, e
ndërlidh me grupin e trafikimit të organeve njerëzore dhe kërkojnë që
të paraqiten provat lidhur me këtë rast.

“Ky është propozim raport dhe ne jemi të vetëdijshëm për të”, ka deklaruar në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Crowley.

Sipas tij,bën të ditur Telegraf, SHBA-të i marrin të gjitha akuzat kredibile për aktivitetet kriminale shumë seriozisht dhe çfarëdo dëshmie dhe burime të cituara në këtë raport, duhet të ndahen me autoritetet kompetente, për udhëheqjen e hetimit përkatës dhe të plotë.

Top Channel