Rritet jetëgjatësia, por më pak vite të shëndetshme
16/12/2010 10:55
Edhe pse jetëgjatësia mesatare e një njeriu është rritur në dhjetë vitet e fundit, pakësohen vitet që jemi të destinuar të kalojmë në shëndet të mirë.
Përfundimin e ka nxjerrë një studim amerikan i publikuar në Journal of Gerontology.
Nga 1970 në 2005, mundësia që një 65 vjeçar të mbijetonte deri në 85, është dyfishuar, duke kaluar nga 20 në 40%.
Por nëse në 1998 një mashkull 20 vjeçar mund të jetonte deri në 45 pa u prekur nga një sëmundje e rëndë, për 20 vjeçarin e 2006-s kufiri ka zbritur në 43,8 vjeç.
Top Channel