Raporti, Thaci përgatit padinë ndaj Marty
16/12/2010 16:15
Hashim Thaci po planifikon të padisë raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili e akuzon kryeministrin e Kosovës për drejtim të krimit të organizuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia “AP”, e cila citon një zyrtar të lartë të qeverisë kosovare, që ka preferuar të ruajë anonimatin.
Sipas burimit, Thaci ka kontaktuar një zyre ligjore për t’u këshilluar rreth mundësisë për të hedhur në gjyq Marty-n dhe të përditshmen britanike “The Guardian”.
Raporti i Marty, i cili u prezantua sot në Paris, e konsideron kreun e qeverisë kosovare si lider të një organizate kriminale të tipit mafioz, që ka trafikuar organe njerëzore, drogë dhe armë.
Top Channel