Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi është distancuar nga vlerësimet pozitive për procesin zgjedhor, duke deklaruar se ai është shoqëruar me një “konspiracion të organizuar”.

Sipas Krasniqit, në këtë konspiracion janë përfshirë të gjitha partitë politike, komisionerët e tyre, vetë shoqëria civile, si dhe Policia e Kosovës.

“Përgjegjësi të ndjeshme për këtë kanë të gjitha strukturat e shoqërisë së Kosovës, të cilat nuk kanë arritur të ruajnë vlefshmërinë e votës dhe vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Duke folur në një intervistë për BBC, presidenti i përkohshëm i shtetit të ri ka theksuar se të gjitha këto afera kanë dëmtuar procesin zgjedhor.

Top Channel