Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot se do të ngrejë padi ndaj partive kryesore LDK, PDK, AAK dhe LDD, pasi kanë manipuluar votat e qytetarëve në Decan.

“Pjesëmarrja prej 96.8 për qind e votuesve në disa qendra votimi të Decanit tregon qartë se partitë politike kanë manipuluar votën e qytetarëve”, ka deklaruar aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se lëvizja e Albin Kurtit do të ngrejë 15 padi penale për personat, që sipas saj, kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkelur ligjin gjatë procesit zgjedhor.

Nga rezultatet paraprake të publikuara ditën e hënë nga KQZ, Vetëvendosja ka fituar në procesin zgjedhor të së dielës 12.2 për qind të votave.

Top Channel