Kosovë, reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin

16/12/2010 14:05

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e makinave në disa akse rrugore të Kosovës.

Po ashtu probleme ka patur edhe në vendkalimet kufitare. Policia rrugore, bën të ditur RTK, njofton se vështirësi ka patur në akset Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Prizren dhe vendkalimet kufitare me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, pa viktima në njerëz.

Top Channel