Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë votimet në 21 qendra votimi, në pesë komuna, dhe t’i përsërisë ato.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të shkohet në rivotim në 12 qendra votimi në Skenderaj, 5 në Drenas, 1 në Malishevë, 2 në Decan dhe 1 qendër votimi në Lipjan.

Arsyet, sipas PZAP, janë se gjatë procesit të votimit të 12 dhjetorit ka pasur parregullësi dhe si i tillë, procesi i votimit në këto qendra nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.

PZAP po ashtu ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë ndërrimin e komisionerëve të qendrave të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen e procesit të rivotimit.

Top Channel