Policië dhe hetues të misionit EULEX kanë bastisur sot zyrat e selisë së Doganave të Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilave iu referohen burimeve pranë misionit evropian për rendin dhe ligjin.

Sipas këtyre burimeve, kontrolli bëhet në kuadër të një hetimi mbi disa shkelje të kryera në transportin e duhanit.

Të njëjtat burime saktësojnë se lidhur me cështjen në fjalë, më parë janë marrë në pyetje disa zyrtarë të doganave.

Në të kaluarën agjentët e misionit EULEX kanë bastisur edhe zyrat e Ministrisë së Transporteve dhe Bankës së Kosovës, duke arrestuar titullarët e tyre, por më pas i ka liruar ata.

Top Channel