Bashkimi Evropian është shprehur i hapur të hetojë akuzat e Dick Marty-t ndaj Hashim Thaçit, duke votuar në mënyrë unanime draftrezolutën mbi raportin që vë në qendër të akuzave kryeministrin kosovar.

Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka miratuar ne menyre unanime ne Paris nje draft-rezolute te mbeshtetur mbi raportin e Dick Marty-t, që akuzon drejtpëdrejt kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si “përgjegjës për drejtimin sic thuhet te nje rrjeti të krimit të organizuar që trafikonte organe njerëzore, të marra nga burgosurit e vrarë.

Bazuar pikerisht ne perfundimet ne te cilat del raportuesi Marti, komiteti beri thirrje për hetime vendore dhe ndërkombëtare ne menyre qe te gjenden prova persa aludohet ne dokument, per korrupsionin dhe per perplasjen mes grupeve kriminale të organizuara dhe qarqeve politike në Kosovë.

Te dhena te shumta konfirmojnë se menjëherë pas konfliktit të armatosur, disa te burgosurve i jane marre organet dhe heqja e tyre eshte bere në një klinikë në territorin shqiptar, në afërsi të Fushë-Krujes. Organet jane derguar jashte kufijve për transplantim”,  thote Komiteti.

Ai i kerkoi EULEX-it te nise sa me pare nje hetim per zbardhjen e ceshtjes ndersa apelon per bashkëpunimin e autoriteteve kosovare, shqiptare dhe atyre serbe. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta diskutojë kete raport në fund të muajit të ardhshëm. Mesohet sakaq se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po planifikon ta padisë zviceranin Marty, dhe sipas Associated Press, ka kontaktuar tashme me nje grup avokatesh per kete qellim. Qeveria e Kosovës i hodhi poshte menjehere akuzat, por Thaçi nuk është pare në publik që prej ditës së raportimit nga “The Guardian”.

Top Channel