EULEX: S’kemi prova për “shtëpinë e verdhë”

16/12/2010 15:25

Hetuesit e misionit EULEX nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që të sugjerojë se në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në Shqipëri janë kryer operacione kirurgjike me qëllim heqjen dhe trafikimin e organeve njerëzore.

“Hetuesit dhe prokurorët për krimet e luftës kanë hetuar cështjen e “shtëpisë së verdhë”, por nuk kanë gjetur dëshmi apo të dhëna që do të na bënin të besojmë se në atë lokacion janë kryer transplante organesh”, ka deklaruar zëdhënësja e EULEX, Christina Herodes.

Ajo ka theksuar se hetuesit nuk kanë gjetur prova as për kryerjen e aktiviteteve të tjera kriminale në këtë shtëpi.

Megjithatë, zëdhënësja ka shtuar më tej se hetuesit po vëzhgojnë me kujdes raportin e Dick Marty, që e cilëson kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci si liderin e krimit të organizuar në Kosovë.

Top Channel