Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka ndërruar mendje dhe ka deklaruar se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, edhe pse një ditë pas publikimit të tyre nga KQZ i pranoi ato.

Duke folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Daci është shprehur se procesi zgjedhor i 12 dhjetorit ishte një mesazh brengosës jo vetëm për qytetarët, por edhe për gjithë botën demokratike.

“Lirshëm mund të themi se kemi të bëjmë me një proces të ndërtuar dhe të inskenuar, fatkeqësisht në dëm të proceseve shtetformuese dhe perspektivës së vendit”, ka pohuar Daci.

Ai ka shtuar më tej se procesi gjyqësor i zhvilluar ndaj tij pak ditë para fillimit të fushatës elektorale ka qenë goditja më e rëndë ndaj LDD-së.

Top Channel