Bullgaria është përfshirë nga furtuna diplomatike. Kryeministri i vendit ka shkarkuar 45 diplomatë, kryesisht ambasadorë për të cilët është dokumentuar se kanë qenë ish-spiunë të shërbimit sekret gjatë regjimit komunist.

Kryeministri Bojko Borisov do të kërkojë zëvendësimin e 45 diplomatëve, kërkesë kjo e cila kundërshtohet nga presidenti, Georgi Parvanov.

Komisioni i dosjeve, përmes raportit përmendi një sërë emrash, mes të cilëve edhe ambasadorët në Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Suedi, Greqi dhe Portugali të cilët në të shkuarën kishin qenë agjentë të shërbimit sekret në kohën e regjimit komunist. Edhe të dërguarit në Tokio e Moskë përmenden në këtë raport.

“Mendoni këta agjentë në perëndim tha ai?! Dikur ata punuan kundër tyre duke i konsideruar si armiq ideologjikë dhe tani përfaqësojnë qeverinë tonë atje. Mendimi im është se duhet të ndahemi nga këta njerëz dhe partia ime sugjeroi që të më mbështesë”, tha kryeministri Borisov.

Presidenti i vendit, Parvanov është shprehur i gatshëm të ekzaminojë dosjet e diplomatëve të përmendur në raport dhe i sigurt se në shumicën e rasteve nuk do të gjejë asnjë arsye për t’i larguar ata nga puna. Edhe Parvanov në vitin 2007 u akuzua si ish-agjent i shërbimit sekret bullgar në kohën e regjimit komunist.

Top Channel