Për Beogradin janë rreth 500 viktimat e trafikut të organeve njerëzore, që raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ua ka atribuar luftëtarëve të UCK-së.

Deklarata është bërë nga prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic, i cili nuk ka konfirmuar përgjegjësinë e mundshme të kryeministrit kosovar Hashim Thaci.

Ndërkohë, raporti i reporterit Marty është mirëpritur nga ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, e cila e ka denoncuar disa herë këtë trafik. “Duhet një hetim penal”, ka deklaruar ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Thaci reagoi mbrëmjen e sotme duke i cilësuar akuzat si “monstruoze” dhe duke premtuar reagim ligjor dhe politik ndaj Dick Marty.

Top Channel