Përvec subjekteve politike, edhe KQZ ka shprehur pakënaqësinë e saj për zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë, por pa sepcifikuar se për cilat zona apo qëndra votimi.

Por kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka ka deklaruar se KQZ nuk ka marrë ende asnjë vendim për rinumërim apo rivotim në disa zona, pasi pret vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që po shqyrton ankesat.

“Ne duhet të presim vendimin e PZAP, pasi pa të nuk dihet se cfarë do të vendosë KQZ, rivotim apo rinumërim. Këtë e vendos PZAP-i”, ka deklaruar Daka.

Top Channel