Wikileaks: Politovskaia u kërcënua me jetë
15/12/2010 23:00
Në dokumentin më të fundit të publikuar në faqen e internetit Wikileaks flitet për gazetaren ruse të Ana Politovskaia, e ekzekutuar më 7 tetor të 2006.
Sipas Wikileaks, ambasadori amerikan në Moskë, Uilliam Bërns në një raport dërguar Departamentit të Shtetit vetëm 2 ditë pas vrasjes së gazetares investigative, shkruan se Politovskaia ka marrë kërcënime “me vdekje” nga forcat speciale ruse, por edhe nga mbështetësit e kryeministrit çeçen, Ramzan Kadirov.
Dokumenti i radhës është publikuar nga gazeta angleze, The Guardian.
Top Channel