Lëvizja Vetëvendosje, e cila për momentin renditet  e treta në zgjedhjet e parakohqshme nq Kosovq, nuk pranon asnjë rezultat.

Kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti, në një konferencë për mediat akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për keqadministrimin e proçesit zgjedhor, tha se zgjedhjet në Kosovë ishin të manipuluara dhe të pandershme.

“Drenasi dhe Skënderaj janë dy shembuj ekstremë të dukurisë që ndodhi në anekënd Kosovës. Përqendrimi i problematizimit të shkeljeve vetëm në këto dy komuna, ka për qëllim amnistimin e shkeljeve të mëdha në shumë qendra të votimeve në Kosovë. Legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është legjitimitet i hajnave dhe i dhunës. Kështu zgjedhjesh janë të papranueshme dhe rezultati i tyre është i kontestueshëm”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes tha se kjo lëvizje është më e vendosur se kurrë të kombinojë mjetet institucionale dhe ato joinstitucionale që t’i japë fund, siç u shpreh ai, regjimit të deligjitimuar dhe të arrijë qëllimin, sovranitet dhe zhvillim ekonomik për Kosovën.

Top Channel