Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është i hapur të
bëjë koalicion me secilën parti politike, por jo me Vetëvendosjen.

“Unë do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, të cilën e citon Telegraf.

Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind.

Top Channel