“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Brukseli zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci, duke kërkuar nga reporteri Dick Marty që të paraqesë provat.
“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë zotin Marty që të dalë me prova”, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.
Ndërkohë, misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ka deklaruar se do t’i hetojë akuzat e ngritura.
“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, atëherë do të donim të dëgjonim më shumë për to në rrugë zyrtare”, ka deklaruar numri dy i EULEX, Andrew Sparks.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një vizite në Bruksel deklaroi se nëse nuk ka prova, atëherë duhet hetuar raportuesi për shkaqet që e shtynë atë të formulonte këto akuza.
“Raporti nuk përmban asnjë fakt. Është një shpërdorim i paprecedent i detyrës nga ana e Dick Marty. Atij i duhet bërë një ekspertizë mjeko-ligjore”, ka deklaruar Topalli.
Top Channel