Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, për të biseduar mbi cështjet me interes të përbashkët.

“Duhet të bisedojmë me këdo që shqiptarët e Kosovës zgjedhin si përfaqësuesin e tyre legjitim. Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik”, ka pohuar Tadic.

Por nga ana tjetër kreu i shtetit serb ka kërkuar hetimin e raportit të reporterit të KiE, Dick Marty, që e konsideron Thacin si liderin e krimit të organizuar në Kosovë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë një qëndrim lidhur me raportin e Marty-t”, ka shtuar Tadic.

Top Channel