“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze” në raportin e Këshillit të Europës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte.
BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme.
Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Europës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës në Strasburg ditën e enjte.
Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.
Top Channel