Policia e misionit EULEX ka deklaruar se kërkon “fakte të forta” për pretendimet e raportuesit të KiE Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

“Prokuroria jonë i bazon hetimet dhe aktakuzën mbi fakte dhe prova të forta”, ka deklaruar zëdhënësja e misionit evropian, Karim Limdal.

Ajo ka theksuar se, hetimet e BE mbi pretendimet se është kryer trafik organesh njerëzore në veri të Shqipërisë deri më sot kanë rezultuar pa asnjë provë.

Më herët edhe zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijancic i kërkoi zotit Marty që të dalë me prova konkrete për akuzat e tij ndaj kryeministrit të Kosovës.

Top Channel