Në Panelin Zgjedhor në Kosovë kanë mbërritur ankesat e para zyrtare për  manipulim të zgjedhjeve në Skënderaj dhe Drenas.

Janë gjithësej 13 ankesa nga subjekte të ndryshme politike, përfshirë këtu edhe PDK-në. Por vetëm të enjten Paneli do të japë një vendim për këto dyshime.

Ankesat janë anketuar përkatësisht 6 për Skënderajn dhe 7 për Drenasin.

Shukri Sylejmani, kreu i PZAP-së, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, nuk ka dhënë detaje nëse këto ankesa lidhen me dyshimet e hedhura publikisht në konferenca për mediat nga ana e disa subjekteve politike. Ai tha se Paneli është duke punuar dhe se vendimet do t’i marrë brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Në PZAP ka mbërritur edhe një ankesë e një kandidati të PDK-së në Skënderaj, ankesë kjo e dorëzuar sipas tij për të mbrojtur votën.

Sipas ligjit, për të gjitha vendimet e marra nga PZAP, palët mund të ankohen në Gjykatën Supreme brenda afatit të 24 orëve.

Top Channel