Ish-ministri grek i Transporteve u rrah në dalje të parlamentit, nga
protestuesit që kanë paralizuar sot të gjithë vendin. Deputeti Kostas
Hatzidakis, mbeti viktimë e tërbimit të sindikatave, që protestojnë
kundër masave të reja shtrënguese ekonomike.

Në daljen e parlamentit, rreth 200 persona pritën shfaqjen e politikanit, për të bërtitur: “Hajdutë! Turp!”. Pavarësisht dhunës së paralajmëruar, policia nuk mundi të përballonte turmën e vërsulur ndaj politikanit, ndërsa disa persona arritën të kalonin barakadat e forcave të rendit.

Hatzidakis u godit fillimisht me gurë, ndërsa invididët që mundën t’i afroheshin, e godiën me shkopinj. Vetëm disa orë më parë, Kryeministri Papandreu, i pati bërë një thirrje popullit për përmbajtje dhe durim.

Greqia përjeton sot grevën e shtatë të përgjithshme brenda vitit 2010. Disa ditë më parë, qeveria miratoi masa të reja financiare, që do të shkurtojnë vendet e punës në administratë, do të ulin pagat dhe që i heqin disa të dreja sindikatave në vend.

Top Channel