Gjumi, çelësi i bukurisë

15/12/2010 10:50

Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar për herë të parë që gjumi ndikon në bukurinë e njerëzve.

Celësi i bukurisë sipas tyre është gjumi i mirë gjatë natës.

Dr. John Axelsson (Britania e Madhe) dhe stafi i tij u treguan vullnetarëve dy sete prej 20 fotosh të njerëzve me bukuri të ndryshme.

Në setin e parë u paraqitën modelë me një gjumë prej të paktën tetë orësh. Në setin e dytë të fotove modelët ishin njerëz me pak orë gjumë.

Vullnetarët që dhanë opinionet e tyre për setet e fotove, i renditën modelët “me gjumë” si seksi dhe tërheqës më shumë se ata që kishin probleme me gjumin.

Këshillohet që të rriturit duhet të flenë të paktën tetë orë në ditë, por stili i jetesës dhe puna e bëjnë gati të pamundur këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA