Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka deklaruar se Kosova ka dy realitete të ndryshme, njëri në veri dhe tjetri në jug të lumit Ibër.

“Serbët në jug të lumit janë të rrethuar nga shqiptarët dhe duan ose jo do të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare. Ndërsa në veri të Kosovës ka vetëm serbë, të cilët nuk kanë asnjë kontakt me institucionet”, ka pohuar Bogdanovic.

Sipas tij, Prishtina zyrtare i ka shfrytëzuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit për të futur në konflikt serbët e Kosovës.

“Fakti që serbët në jug të lumit Ibër kanë dalë në zgjedhje përkundër rekomandimeve të Beogradit nuk do të thotë se vullneti i mirë i tyre ka ndonjë domethënie për Prishtinën”, ka shtuar Bogdanovic.

Top Channel