Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Përkundër vlerësimeve për zgjedhje “përgjithësisht të qeta dhe të rregullta” në Kosovë, nga ana e shefes së Diplomacisë europiane, Catherine Ashton dhe Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, nga Brukseli arrijnë edhe njoftime për mashtrime të mundshme në dy qendra komunale votimi.
Duke uruar qytetarët e Kosovës për “zgjedhjet e suksesshme, të cilat forcojnë zhvillimin demokratik dhe konfirmojnë përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për të ardhmen europiane të vendit të tyre”, kryetari i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, thekson se, “akuzat serioze për mashtrime kanë tërhequr vëmendjen e delegacionit të Parlamentit Europian”.
Andaj, Buzek pret nga organet kompetente të Kosovës, që në përputhje me ligjin, të zbardhin këto dyshime. Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ka deklaruar se po merr informacione nga njerëzit në terren.
“Do të presim zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Jam e vetëdijshme për atë se çfarë flitet. Unë mbetem e përkushtuar ndaj demokracisë dhe gjithmonë do të angazhohem për këtë”, – ka thënë Ashton.
Top Channel