Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se kjo parti nuk ka vija të kuqe përsa i përket formimit të koalicionit.

Por ajo ka nënvizuar se AKR ka kushte, mes të cilave është bashkëpunimi me një parti “me duar të pastra” dhe jo që ka dëmtuar demokracinë e Kosovës.

“Ne nuk do të bëjmë koalicion as me ndonjë parti tjetër dhe as me PDK-në nëse vërtetohet se kjo e fundit ka dëmtuar procesin zgjedhor në Kosovë”, ka pohuar Lila.

“Nëse kemi të bëjmë që në fillim me dëmtimin e një procesi demokratik, atëherë ne nuk mund të fillojmë as bisedimet për koalicion”, ka shtuar ajo.

Top Channel