Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim refuzues në lidhje me një koalicion të mundshëm me partinë Partinë Demokratike të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani ka thënë për agjencinë “Kosovapress”, se AAK nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me strukturën aktuale që udhëheq PDK-në.

Ai ka theksuar se arsye kryesore pse AAK-ja nuk hyn në koalicion me PDK-në është struktura e SHIK-ut që e drejton këtë parti, e që deri dje ka drejtuar edhe shtetin e Kosovës.

Si AAK, po ashtu dhe Aleanca për Kosovën e Re e Behxhet Pacollit  ka deklaruar se nuk do të takohet me asnjë subjekt politik pa u shpallur rezultatet përfundimtare.

Top Channel