Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje KQZ-së në Kosovë që të trajtojë me seriozitet parregullësitë e konstatuara gjatë procesit zgjedhor të ditës së diel.
“SHBA i bëjnë thirrje KQZ-së që t’i adresojë ato pak parregullësi serioze që u vunë re gjatë procesit”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.
Përsa i përket procesit të numërimit, ai ka ftuar institucionet e Kosovës që të tregojnë përgjegjshmëri dhe të mbrojnë integritetin e votës.
“Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë të pasqyrojnë ndershmërisht votuesit”, ka shtuar Toner.
Megjithatë, në emër të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi ka vlerësuar se procesi zgjedhor në shkallë të madhe ka qenë efikas.
Top Channel