Suedi, kamikazi synonte stacionin hekurudhor
14/12/2010 03:40
Kamikazi në Stokhol synonte të hidhte veten në erë në një stacion hekurudhor ose në ndonjë market ku prania e njerëzve të ishte sa më e madhe.
Kjo është hipoteza e hedhur nga kryeprokurori ngarkuar me hetimin e kësaj çështjeje në Suedi, Tomas Lindstradnd.
“Nuk është habi hipoteza se atentatori synonte shpërthimin në ndonjë vend më shumë të populluar. Por fatmirësisht shpërthimi para kohe ka shmangur një tragjedi”, shprehet Lindstrand për mediat vendase.
Top Channel