Parlamenti i Maqedonisë do të vijojë sot në orën 16 debatet lidhur me propozimin e partisë LSDM për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, në orën 1 pas mesnate ndërpreu seancën që zgjaste prej 14 orësh dhe vendosi vazhdimin e saj pasditen e sotme.

Argumenti kryesor i LSDM-së në kërkesën e saj ishte se qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski ka futur vendin në krizë dhe ka dështuar në projektet integruese.

Por nga ana e tyre, deputetët e maxhorancës i vlerësuan si të pasinqerta kërkesat e opozitës. Zgjedhjet e parakohshme, sipas tyre, do të nënkuptonin harxhim kohe, parash dhe energji.

Top Channel