
Një gjykatës federal në shtetin amerikan të Virxhinias ka marrë një vendim kundër reformës shëndetësore të administratës Obama.
Vendimi i gjyqtarit Henry Hudson është i pari kundër këtij ligji, i cili u miratua në muajin mars.
Ai mbështeti argumentin e shtetit të Virxhinias se kërkesa e ligjit, që amerikanët të paguajnë për kujdesin shëndetësor ose ndryshe do të gjobiten, është jokushtetues.
Procese të tjera lidhur me këtë cështje janë në pritje, por Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Gjykatësi shkroi në vendimin e tij prej 42 faqesh se, masa e diskutueshme nuk përputhej as me nenet dhe as me shpirtin e Kushtetutës amerikane.
Por ai refuzoi të shfuqizojë të gjithë ligjin, që sipas analistëve ishte një fitore e vogël për presidentin Barack Obama.
Top Channel